Rreth 180 vende nga 193 anëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë nënshkruar një deklaratë politike që i angazhon të promovojnë qasje të barabartë ndaj vaksinave antiCOVID-19.
Shqetësimi lidhet edhe me “faktin se një numër i konsiderueshëm i vendeve ende nuk kanë qasje në vaksinat COVID-19” dhe vendet nënshkruese “theksojnë nevojën për solidaritet global dhe bashkëpunim shumëpalësh për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen rajonale dhe globale të vaksinave”.
Teksti specifikon se vendet nënshkruese të deklaratës janë të përkushtuar për ta trajtuar vaksinimin kundër COVID-19 si një të mirë publike globale duke garantuar qasje të përballueshme, të barabartë dhe të ndershme në vaksina për të gjithë, me COVAX si mekanizmi i duhur për ta garantuar atë.