Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vjet heqje lirie të akuzuarin P.G. për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Në dënimin e shqiptuar llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 12.01.2020 dhe të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Gjykata ka vlerësuar se të pandehurit duhet vazhduar paraburgimi, pasi që i njëjti është recidivist i disa veprave penale të natyrës së njëjtë.
E dëmtuara N.N.për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.
Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.