Më shumë se 100 kryengritës janë vrarë në 24 orët e fundit në përleshjet midis forcave afgane të sigurisë dhe talibanëve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit, ndërsa ushtria amerikane filloi të tërhiqej nga ky vend.
Talibanët dhe forcat afgane u përplasën në disa provinca, përfshirë Kandahar, një ish-bastion i rebelëve.
Më shumë se 50 talibanë u plagosën në përleshje, tha ministria, pa specifikuar nëse kishte ndonjë viktimë në ushtrinë afgane.
Talibanët nuk kanë komentuar për përplasjet deri më tani, por dihet që të dy palët po e ekzagjerojnë numrin e viktimave.
Ushtria amerikane, nga ana e saj, ka filluar zyrtarisht tërheqjen e anëtarëve të saj, siç vendosi presidenti i SHBA Joseph Biden në prill.