Udhëheqësit e NATO-s janë të gatshëm të marrin vendime për të ofruar një siguri afatgjatë, deklaroi kreu i aleancës ushtarake.
Udhëheqësit do të mblidhen të hënën në Bruksel për herë të parë që nga viti 2018, ndërkaq, takimi i nivelit të lartë do të hapë një kapitull të ri në historinë e aleancës duke rënë dakord mbi “një agjendë ambicioze dhe largpamëse të NATO-s për vitin 2030”, theksoi Jens Stoltenberg para gazetarëve.
Stoltenberg shtoi se koncepti strategjik i grupit duhet të rishikohet pasi bota ka ndryshuar që nga miratimi i tij në vitin 2010, përcjell FolDrejt.com.
Ai pret që udhëheqësit do t’i japin mandatin për të punuar në konceptin strategjik që do të miratohet në vitin 2022.
“Misioni im është një angazhim i qartë nga aleatët për të ulur ndjeshëm misionet ushtarake dhe që NATO të kontribuojë në synimin zero emetime”, theksoi ai.
Koncepti i ri ka për qëllim gjithashtu të adresojë sfidat e rritjes së ndikimit të Kinës, e cila nuk është përmendur më parë, si dhe të trajtojë qasjen e një Rusie më agresive me të cilën NATO ka një nga pikat më të ulëta të marrëdhënieve të saj që nga Lufta e Ftohtë.
Udhëheqësit e NATO-s gjithashtu do të miratojnë një politikë të re të mbrojtjes kibernetike bazuar në konsultimet politike dhe planifikimin ushtarak për të mbajtur t’i sigurta sistemet e NATO-s.
Stoltenberg pret që të dërgojë një mesazh të qartë në samit se NATO është e vendosur të mbrojë veten në mënyrë efektive si në hapësirë, ashtu edhe në çdo fushë tjetër e tokës, detit dhe ajrit.
Udhëheqësit gjithashtu do të miratojnë një politikë të re mbi dhunën seksuale që lidhet me konfliktet.