Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është nisur për vizitë zyrtare në Estoni.
Përmes një statusi në Facebook, Osmani tha se në takim me autoritetet shtetërore estoneze do të fokusohet në bashkëpunimin bilateral, procesin e integrimit evropian dhe agjendën transformuese digjitale.
Postimi i saj i plotë:
Rrugës për në Tallin, Estoni, për vizitë zyrtare me ftesë të autoriteteve shtetërore estoneze. Do të fokusohemi në bashkëpunimin bilateral, procesin e integrimit evropian dhe agjendën transformuese digjitale. Në delegacion me mua do të jenë edhe Mërgim Cahani (Gjirafa), Jeta Zagraxha (UCX) dhe Uranik Begu (ICK). Një mundësi e mirë për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe promovimin e kompanive kosovare në vendin që njihet në nivel global për zhvillim të sektorit të teknologjisë informative.