Një tren pasagjerësh me rreth 350 persona, ka dalë nga shinat në një tunel në Tajvanin lindor, duke vrarë të paktën 36 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
72 persona ishin ende të bllokuar në vagona dhe 61 ishin dërguar në spital, shtuan ata.
Treni udhëtonte përgjatë bregdetit lindor të Tajvanit pranë zonës piktoreske të Grykës Toroko rreth orës 9 të mëngjesit.
Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se një kamion ra nga një shkëmb sipër mbi shina, kur treni dilte nga tuneli.
Me pjesën më të madhe të trenit akoma të bllokuar në tunel, udhëtarët që shpëtuan u detyruan të thyejnë dyert dhe dritaret.