Ministria e Shëndetësisë ka thënë se vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar sipas planit të shtetit.
MSh nëpërmjet një njoftimi tha se ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga ekipi menaxhues dhe vullnetarët, si dhe njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.
“Deri tash janë vaksinuar 16 132 qytetarë. Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor”, thuhet në njoftim.