Numri i rasteve kur gazetarët janë sulmuar dhe kërcënuar është rritur gjatë vitit që shkoj në krahasim me 2020-ën. Janë 27 raste të raportuara ose 6 më shumë se sa në vitin paraprak, derisa mbetet shqetësuese mos reagimi i organeve të drejtësisë.
Gazetarët gjatë raportimeve të tyre vazhdojnë të rrezikohen, duke u sulmuar në mënyra të ndryshme, qofshin fizikisht por edhe në forma të tjera psikike. Madje edhe kur raste raportohen në polici, shumica e tyre kalojnë vite që organet e drejtësisë nuk merren fare.
Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi Bojaj, thotë për KosovaPress, se që nga në vitin që lamë pas janë të raportuar 27 raste për sulme kundrejt gazetarëve.
Ajo thotë se shumë prej sulmuesve ende nuk janë vendosur para drejtësisë.