Me pankarta në duar me anë të së cilave po kërkojnë lirimin e masave antiCovid, gastronomet e Kosovës kanë nisur protestën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Me pano “Krejt dhe padrejtë” apo “Padrejtësia. Padrejtësi” dhe “Nëpërkëmbje”, një numër i madh i gastronomëve janë mbledhur para Qeverisë.
Motoja e protestës është “me një vaksinë nuk çel vera”.
Gastronomët po kërkojnë lirimin e masave dhe heqjen e kufizimit të lëvizjes. Ata thanë dje në konferencë se Qeveria aktuale dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë premtuar lehtësim të masave nëse bie numri i rasteve, por kjo nuk ka ndodhur, siç kanë thënë.