Greqia ka hequr kufizimet në fluturimet nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të cilat ishin vendosur për të frenuar përhapjen e Covid-19, njoftoi sot Autoriteti Grek i Aviacionit Civil (YPA).
Të gjithë udhëtarët nga jashtë do të duhet ende të tregojnë një rezultat negativ në testin COVID-19, i bërë brenda 72 orëve nga mbërritja e tyre, deklaroi YPA.
YPA gjithashtu rriti kufirin për vizitorët nga Rusia në 4.000 në javë krahasuar me 500 më parë, në fluturimet në aeroportet në Athinë, Selanik dhe Heraklion në Kretë.
Pasagjerët nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i nënshtrohen një testi të shpejtë të detyrueshëm COVID-19 pas mbërritjes në Greqi, shtoi YPA.