Në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, është hapur ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.
Me logon Hasan Prishtina, Hasan Shkupi dhe Hasan Tirana, miq dhe veprimtarë të shumtë kanë kujtuar veprat e tij të shumta, të cilët kanë kujtuar edhe veprat e tij kur ishte edhe kryeministër në Shqipëri.
Kjo ekspozitë u mundësua nga Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve me seli në Shkup dhe arkivit shtetëror me seli në Tiranë, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Drejtori i IKSHKSH-së Skënder Hasani, tha se ky institut 2021 e shpalli vitin e Hasan Prishtinës, e më pas ai tregoi arsyet se pse u quajt Hasan Prishtina, Hasan Tirana dhe Hasan Shkupi.
“Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (IKSHKSH) në Shkup në vitin 2021 e shpalli vitin e Hasan Prishtinës, 100- vjetori i qenies së tij kryeministër i Shqipërisë londineze, por me synim që të kthehen pozicionet. Kjo moto që e kemi shkruar Hasan Shkupi, Prishtina dhe Tirana çfarë kuptimi ka? Hasan Prishtina jetonte në Shkup, vepronte në Shkup dhe udhëheqtë lëvizjen kombëtare shqiptare në Shkup. Nën dy pse Prishtina, për shkak se e kishte prefiksin Hasan Prishtina dhe nder ishte që edhe gjatë periudhës së Rilindjes deri më tani ishte një lëvizje kombëtare, por edhe lufta e fundit ishte princip nga Hasan Prishtina për mobilizim dhe rezistencë, ndërsa pse Tirana sepse në Tiranë ai u bë kryeministër”, ka thënë ai.
Ardit Bido, drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), thotë se Hasan Prishtina është personalitet që kulmoi në çlirimin e Shkupit.
“Hasan Prishtina ishte deputet shqiptar në parlamentin osman, jo të gjithë deputetët që ishin aty ishin deputetë shqiptarë, kishte shumë të cilët ishin deputetë osmanë me origjinë shqiptare, nuk është rasti i Hasan Prishtinës udhëheqësit ideologjik të nacionalizmit shqiptar së bashku me shumë veprimtarë tjerë të Rilindjes dhe ndër momentet e Hasan Prishtina është një gjetje shumë e mirë e pasardhësve, institutit dhe të tjerëve që e prezantojnë Hasan Shkupi, Hasan Prishtina dhe Hasan Tirana. Është individi, i cili frymëzoi kryengritjen e Shqipërisë së Veriut, që kulmoi në çlirimin e Shkupit, Shkupi është çliruar nga shqiptarët, ky është një fakt historik dhe Hasan Prishtina ka një rol të jashtëzakonshëm”, ka shtuar Bido.
Përfaqësuesi i trungut familjar të Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, potencon se logoja e cila përmban tre mbiemra të këtij veprimtari, është logo e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Një fjalë rasti ka mbajtur edhe Gazmend Boletini, familjar i heroit Isa Boletinit.
“Do të doja të ndalesha te Mehmet Prishtina, një mik i imi i madh, ne jemi bashkë që 10 vjet qysh nga 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë kemi vazhduar rrugëtimin e të parëve tonë dhe kemi gjetur bashkëpunim në mesin e shqiptarëve mbështetjen me argumente e fotografi, edhe pse ato i kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, është një pasuri e madhe që ne do t’ia lëmë dhe shqiptarëve në përgjithësi Kosovës. Mehmet Prishtina e meriton një falënderim të jashtëzakonshëm, i cili në rrugën e Hasan Prishtinës ka punuar dhe punon,” tha Boletini.
Ndryshe, paraditen e sotme është hapur ekspozita për veprën dhe jetën e Hasan Prishtinës në Shkup, dhe nesër e njëjta do të hapet në Shqipëri.