Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno dhe anëtar të tjerë të këtij programi.
Sipas komunikatës ministrore, gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu ka njoftuar drejtoreshën Magno për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa po ashtu ka folur edhe për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, me theks të veçantë vettingun.
Ministrja Haxhiu tha se USAID-i mbetet partner serioz i Ministrisë së Drejtësisë në projektet e përbashkëta në sundimin e ligjit në Kosovë.
Ndërsa drejtoreshën Magno pasi falënderoi ministren Haxhiu, tha se USAID-i do vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Ministrja Haxhiu dhe drejtoresha Magno diskutuan edhe për koordinimin e aktiviteteve në luftimi n e krimit të organizuar dhe korrupsionit.