“Nuk kemi dijeni për faqet e “Lëvizjes Pesë Yjet’’, të cilat i menaxhojmë ne si parti”, theksoi kreu i lëvizjes “Pesë Yjet”, Luigi Di Maio, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve rreth mbylljes së 23 faqeve në Facebook.
“Për sa mendoj unë, tema e lajmeve ’’fake news’’ është një temë shumë e gjerë: lajmet më të mëdha të rreme fillojnë nga faqet online të gazetat me autoritet dhe më pas përhapen në internet dhe bëhen virale”, tha ai.
Di Maio shtoi se Facebook ka vepruar mirë, nëse sipas tij, ekzistonin faqet që nxisnin urrejtjen, dhunën ose nëse nuk përhapnin lajme të vërteta. “Por nuk janë tonat, në kuptimin që ata nuk menaxhohen nga Lëvizja jonë’’, shtoi ai.
Salvini: “Fake news edhe në gazetat zyrtare”
“Ka shumë lajme të rreme edhe në gazetat zyrtare. Këtë mëngjes kam lexuar së paku një duzinë gazetarësh zyrtarë, por i mbaj për vete’’, theksoi lideri i Ligës, Matteo Salvini, për mbylljen e 23 faqeve në Facebook.
“Unë garantoj rregullsinë e zgjedhjeve, dhe Facebook bën punën e vet dhe e bën atë mirë. Jam i interesuar që zgjedhjet të jenë transparente,dhe të organizuara mirë”, përfundoi Salvini.
Facebook mbylli 23 faqe interneti italiane me mbi 2,46 milionë ndjekës, të cilët ndanin informacione false dhe përmbajtje përçarëse kundër migrantëve, antisemite, madje edhe kundër vaksinave, në dëm të zgjedhjeve europiane.
Ndërmjet këtyre faqeve, më shumë se gjysma ishin në mbështetje të Lega-s apo Lëvizjes populsite Pesë Yjet.