Mbrëmjen e sotme në Shqipëri mbërritën 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, donacion i Indisë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava ishin të pranishëm në Rinas.
Manastirliu tha se këto doza “do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç”.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik, si fillim ai ajror.