Një grup i studentëve nga Universiteti Drake nga shteti amerikan i Iowas, të prirë nga Tonia Land dhe Stephanie Dana Ely, vizituan Odën Ekonomike Amerikane me qëllim të njohjes me mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.
Sipas njoftimit për media, grupi i studentëve u njoftuan me aktivitetet e Odës Amerikane. Ata u interesuan të mësojnë edhe rreth mjedisit afarist dhe situatës ekonomike në përgjithësi, që nga paslufta e tutje si dhe sfidat të cilat i hasin bizneset në Kosovë. Ndërsa në fokus të rëndësishëm të diskutimit ishte edhe avancimi i mëtejmë i partneritetit ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas.
Që nga viti 2013, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka dhënë kontributin e saj në fuqizimin e partneritetit të Kosovës me shtetin amerikan të Iowas, të nisur në fushën ushtarake e që tashmë është zgjeruar edhe në fusha të tjera si ekonomi, edukim dhe kujdes shëndetësor.