Përkrahje në ndryshim plotësimin e ligjeve të cilat kanë mbetur në procedurë, si dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve për të lobuar për një zhvillim më të mirë, ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi.
Gjatë këtij takimi OAK shpalosi çështjet të cilat është duke i trajtuar aktualisht, vështirësitë me të cilat janë duke u përballur bizneset si rezultat i pandemisë dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë në ndryshim-plotësimin e ligjeve që kanë mbetur në procedurë e që janë të nevojshme që të përfundohen, si:
-Shfuqizimi i udhëzimeve administrative nga Ministria e Bujqësisë e cila afekton sidomos në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, minierave, turizmit, mineraleve;
-Ligji i punës dhe pushimi i lehonisë, ku me këtë rast OAK ka analizuar vendet e rajonit se si e kanë të rregulluar këtë çështje dhe ka përgatitur rekomandimet konkrete;
-Ligji për tregti të brendshme, mungesa e të cilit është duke paraqitur shumë probleme të operimit në tregun brenda Kosovës, duke marrë parasysh faktin që ky ligj do të rregullonte kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë në tregun e brendshëm;
-Ligji për Bujqësi, i cili duhet të dërgohet në Kuvend sa më parë në mënyrë që të zgjidhë shumë barriera të këtij sektori;
-Ligji i Minierave dhe Mineraleve;
-Ligji për investime strategjike;
-Të ulet TVSH për turizëm dhe ushqime në 5%, në mënyrë që të ketë oferta më të mira dhe të tërhiqen turistët;
-Ligji mbi TVSH, ku OAK vazhdimisht ka kërkuar që ajo të paguhet në inkasim dhe jo në faturim;
-Të krijohen oferta për biznesin, të cilët kanë interes që të investojnë në vendin tonë,
-Ndryshimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare, përkatësisht nenin 34 pika 2, ku i obligon bizneset private që të kenë 40 % gra në borde, ndërsa pas dy vjetësh kjo kuotë të rritet në 50%. OAK konsideron që ky ligj duhet të jetë ligj modern dhe sipas kërkesave të biznesit, duke kundërshtuar fuqishëm tendencën që përmes ligjeve të ndërhyhet në menaxhimin e bizneseve private.
Nënkryetari i OAK-ut Arsim Selmonmusaj theksoi vështirësitë me të cilat janë duke u përballur bizneset gjatë periudhës me COVID-19 dhe krizën ekonomike që i ka kapluar, duke e parë nevojën e funksionalizimit dhe zbatimit sa më të shpejtë të pakos fiskale që do të ndihmojë bizneset në ruajtjen e stabilitetit dhe rimëkëmbjes.
Ndërsa, shefi i GP të LDK-së Arben Gashi falënderoi OAK për takimin dhe çështjet e ngritura, duke theksuar që i kanë dyert e hapura për të bashkëpunuar ngushtë në ligjet që diskutohen dhe të shikohet mundësia e një zgjidhje të përbashkët. Ai inkurajoi që për çdo gjë që ka nevojë GP i LDK-së do të jetë i hapur për bashkëpunim.