Komuna e Obiliqit ka ndërmarrë masat parandaluese për coronavirus me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrezikut të mundshëm.
Nga sot është mbyllur përkohësisht “Shtëpia e Pleqve” në Komunën e Obiliqit si rezultat i rrezikshmërisë më të lartë se virusi atakon më të moshuarit.
Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka njoftuar qytetarët se gjatë ditëve në vijim do të shqyrtojnë masa të tjera parandaluese, përfshirë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin të institucioneve arsimore, shëndetësore dhe komunale.
Ndryshe, deri më tash në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast me coronavirus.