Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas negocimit të suksesshëm me Qeverinë e Zvicrës, përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, sot ka nënshkruar marrëveshjen me ambasadorin Thomas Kolly për projektin “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Kosovë – Faza 1”.
Ministri Murati theksoi vlerën që ka kjo marrëveshje për Republikën e Kosovës duke marrë parasysh që ky program do të ndikojë në krijimin e kushteve të duhura për menaxhimin e resurseve ujore të Kosovës.
“Ndërsa, Qeveria e Kosovës pritet të ketë bashkëfinancim rreth 6 milionë franga zvicerane (mbi 5 milionë euro) për tërë projektin, ndërsa për fazën 1 do të ketë kontribut 1.7 milionë (mbi 1.5 milionë euro). Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë rëndësi të madhe sektorit të ujërave, gjë që ka rezultuar në krijimin e partneriteteve zhvillimore. Marrëveshja e nënshkruar sot është indikator që Qeveria po punon në ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e ambientit dhe menaxhimin e resurseve ujore në linjë me prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, thuhet në komunikatë.