Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë rajoni më i goditur në botë nga pandemia Covid-19, gati një e treta e të rriturve amerikanë thonë se nuk kanë vendosur nëse do të marrin vaksinën kur u ofrohet atyre.
Rreth 31% e të rriturve amerikanë thonë se kanë në plan të “presin dhe shohin” se si funksionon për njerëzit e tjerë, sipas një raporti të lëshuar nga Fondacioni i Familjes Kaiser (KFF).
Shumë thanë se një mik i ngushtë ose anëtar i familjes nëse vaksionohet ka shumë gjasë që të ndikojë në vendimin e tyre.
Vaksinimet janë rritur në të gjithë vendin ndërsa zyrtarët garojnë për të inokuluar shumicën e amerikanëve deri në fund të verës, duke synuar një kthim në normalitet ndërsa përpiqen të marrin përparësi në variantet e koronavirusit.
SHBA ka mesatarisht gati 1.6 milion doza të administruara në ditë gjatë javës së kaluar, më e lartë se mesatarja ditore prej rreth 1.3 milion javën e kaluar, sipas një analize të CNN të të dhënave të botuara të enjten nga CDC.