The Guardian shkruan se forcat ruse pretendojnë se kanë marrë kontrollin e rreth një të tretës së qytetit kyç lindor të Ukrainës, Severodonetsk.
Sipas këtyre burimeve, të hënën, tanket dhe trupat ruse filluan të avancojnë në qytet, më i madhi në Donbas që ende është në kontrollin e Ukrainës.
“Ne mund të themi tashmë se një e treta e qytetit është tashmë nën kontrollin tonë”, tha Leonid Pasechnik, kreu i Republikës Popullore të Luhansk, të mbështetur nga Rusia, për agjencinë shtetërore ruse TASS të martën në mëngjes.
Pasechnik tha se luftimet vazhdojnë ende në të gjithë qytetin.
Pala ukrainase nga ana tjetër deklaroi se 90% e ndërtesave në Severodonetsk janë shkatërruar./FolDrejt/