Një burrë ka vdekur ndërsa tetë njerëz të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë pas kontaminimit të qëllimshëm të pijeve në një bar në Bavari, njoftoi sot policia gjermane.
Burri që vdiq ishte 52 vjeç ndërsa të sëmurët e tjerë ishin nga 33 deri në 52 vjeç, i tha policia gjermane agjencisë vendase dpa.
Autoritetet nuk treguan se çfarë ishin duke pirë grupi i njerëzve për arsye të vijimit të hetimeve, por thanë se ata kishin pirë të gjithë nga e njëjta shishe.
Disa media lokale thanë se të infektuarit kishin pirë nga një shishe shampanje.
Incidenti ndodhi të shtunën në qytezën bavareze të Weiden. Kur policia kishte ardhur në bar ata kishin gjetur njerëz të shtrirë përtokë me dhimbje në stomak, dhe tetë prej tyre duhet të dërgoheshin në spital.
Një zëdhënëse e policisë tha për rrjetin vendase Bayerischer Rundfunk se kishte dyshime për tentativë vrasjeje por për momentin nuk po kërkonin për të dyshuar.
Hetimet vazhdojnë.