Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë si dhe mbi 2000 të ifektuar me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 12.396.