Barcelona po arrin një tjetër objektiv, të rinovojë kontratën me mbrojtësin uruguaian Ronald Araujo.
Për të kishte interesim nga disa klube të Premier League, por tani është gjetur marrëveshja me katalanasit.
Gazetari Ferran Martinez shkruan se Araujo do të jetë i pashitshëm me klauzolën që do të vendoset në marrëveshjen e tij.