Sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë, duke dëmtuar shumë popullin ukrainës ku mes tyre ka dhe shumë fëmijë të cilët po enden rrugëve dhe janë të frikësuar nga bombardimet.
E ndërsa UEFA dhe FIFA para dy ditësh vendosën të përjashtojnë kombëtaren dhe klubet ruse nga çdo lloj aktiviteti futbollistik.
Pas sdanksioneve që janë bërë kundër Rusisë, UEFA ka menduar të mbështesë Ukrainën, kryesisht fëmijët dhe refugjatët e vendosur në vendet përreth pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj këtij vendi.
Shtëpia e futbollit evropian, përmes “UEFA Foundation for Children” dëshiron t’ju qëndrojë afër njerëzve që kanë më së shumti nevojë në këto momente.
“Anëtarët e Këshillit të Administratës së ‘UEFA Foundation for Children’ dhe presidenti Aleksander Ceferin, e kanë ndarë sot preminë e ‘UEFA Foundation Award 2022’ prej 1 milion eurosh për t’i ndihmuar fëmijët në Ukrainë dhe fëmijët refugjatë në vendet afër saj. ‘UEFA Foundation for Children’ ndër të tjera ka vendosur që ta vendos një fond për ndihmat e menjëhershme prej 100 mijë eurosh, për të asistuar tek fëmijët dhe refugjatët ukrainas”, njofton shtëpia e futbollit evropian.
UEFA ndërkohë hoqi dorë nga kontrata prej afro 40 milionë eurove që e kishte valide me kompaninë ruse “Gazprom”. /abcnews.al