Forcat libaneze të sigurisë sekuestruan rreth 10 milionë pilula kaptagoni, destinacioni i të cilave ishte Senegali dhe më vonë Arabia Saudite, tha ministri i Brendshëm i Libanit, Basam Maulavi, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se droga u gjet në një ngarkesë me karbon gome gjatë një operacioni në të cilin katër persona u arrestuan në zonën Al Quba të Libanit verior.
Captagon është një përzierje amfetaminash e njohur gjithashtu si “kokaina e të varfërve” – është një nga drogat më të njohura rekreative midis të rinjve në Lindjen e Mesme.
Sasi të mëdha prodhohen në Siri dhe kontrabandohen përmes Libanit dhe Jordanisë fqinje në Gjirin Persik, sipas zyrtarëve të sigurisë në ato vende.
Në vitin 2021, Arabia Saudite vendosi një ndalim të importit të produkteve libaneze për shkak të kontrabandës së drogës.
Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Thesarit sanksionoi dy libanezë të akuzuar për përfshirje në tregtinë e kaptagonit nga Siria. /FolDrejt/