10 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hot.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka treguar se tre pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.
“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, ka shkruar Hoti.