Ushtria e Izraelit ka vazhduar bombardimet e Rripit të Gazës edhe gjatë natës së kaluar, shkruan Fol Drejt.
Sipas Al Jazeera-s, më shumë se 1000 palestinezë besohet të jenë zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Në anën tjetër, zyra humanitare e OKB-së paralajmëron se rezervat e fundit të karburantit të spitaleve të Gazës ndoshta do të mbarojnë brenda disa orësh.
Kalimi Rafah midis Gazës dhe Egjiptit është hapur përkohësisht duke filluar nga ora 9 e mëngjesit (06:00 GMT) të hënën duke lejuar të huajt, përfshirë rreth 600 qytetarë amerikanë, të kalojnë në Egjipt, në mes të një pushtimi të mundshëm izraelit të Gazës.
Izraeli ka kërcënuar me ndërhyrje edhe toksore, ndërsa ditë më parë lëshoi ultimatum për miliona palestinezë që të braktisin Gazën nën kërcënimin e pushtimit.
Një pjesë e opinionit ndërkombëtarë, bombardimet e ushtrisë izraelite në caqet civile është duke i cilësuar si gjenocid./FolDrejt/