Prefekti i Rio de Janeiros, Claudio Castro i cili ka vizituar zonën e prekur nga përmbytjet në një deklaratë për media tha se rajoni është përballur me reshjet më intensive që nga viti 1932.
Është rritur në 104 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në rajonin Rio de Janeiro të Brazilit, shkruan AA.
Sipas lajmit të G1 në Brazil, sekretaria e mbrojtjes civile në Rio de Janeiro ka njoftuar se 104 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në zonën malore Petropolis.
Prefekti i Rio de Janeiros, Claudio Castro i cili ka vizituar zonën e prekur nga përmbytjet në një deklaratë për media tha se rajoni është përballur me reshjet më intensive që nga viti 1932.
Ai theksoi se deri në javën e ardhshme pret që të jepet ndihmë sociale për blerjen e mobilieve dhe sendeve shtëpiake për personat që janë prekur nga përmbytjet.
Ekipet e zjarrfikëses që zhvillojnë punimet e kërkim-shpëtimit deri më tani kanë shpëtuar 21 persona, ndërkohë që është informuar për 35 persona të zhdukur. Më tej thuhet se shifra për personat e zhdukur nuk është përcaktuar ende, transmeton Fol Drejt.
Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur rëndë rajonin janë shembur të paktën 54 shtëpi dhe se mbi 370 persona janë vendosur nëpër strehimore.
Zyrtarët kanë shpallur “situatë katastrofe” në rajon për shkak të fatkeqësisë ku punojnë më shumë se 400 zjarrfikës si dhe kanë bërë thirrje që personat që jetojnë në zonat e rrezikuara të shkojnë në pikat e mbështetjes që përdoren si strehimore.
Për shkak të katastrofës për të pastrehët shumë shkolla dhe universitete janë bërë strehë dhe pika nga ku jepen ndihmat për personat në nevojë.
Në pamjet e pasqyruara në median sociale, vërehet se pas shirave intensivë më 15 shkurt në zonat malore të Petropolis kanë ndodhur rrëshqitje të dheut, rrugët, parqet dhe marketet janë përmbytur ndërsa automjetet dhe autobusët kanë mbetur nën ujë.
Zyrtarët thanë se në Petropolis në 6 orë kanë rënë aq reshje sa priteshin përgjatë gjithë muajit shkurt.
Në katastrofën e përmbytjes që ndodhi në vitin 2011 në qytet dhe e cila u shndërrua në një tragjedi, humbën jetën mbi 900 persona ndërsa mbi 100 të tjerë u zhdukën./FolDrejt/