“Sot është Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim”- shkruan Rama në Facebook.
Përpara 107 vjetëve u shpall pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, ku udhëheqës ishte Ismail Bej Vlora dhe 40 firmëtarët e pavarësisë – mes tjerash , Syrja bej Vlora, Haxhi Vehbi Dibra, Sherif Langu, Midhat Frashëri, Dom Nikoll Kaçorri, Lef Nosi, Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë.
Prej atëherë, përveç periudhës së Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë e pavarur./Foldrejt.com