Njëqind e tetë gra, kryesisht pjesëtare të forcave të armatosura, u liruan sot, në kuadër të një shkëmbimi të ri të robërve të luftës me Rusinë.
“Sot u zhvillua një shkëmbim i ri në shkallë të gjerë të robërve të luftës . Një shkëmbim veçanërisht prekës dhe shumë i veçantë: çliruam 108 gra nga robëria”, shkroi Andriy Yermak, këshilltar i presidencës ukrainase, në Telegram.
Sipas tij, bëhet fjalë për 11 oficere, 85 ushtare femra dhe 37 të evakuuara nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol, e cila ishte e rrethuar nga forcat ruse në fillim të pushtimit rus .
Yermak theksoi gjithashtu se disa nga gratë që u liruan ishin arrestuar që nga viti 2019 nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore për “pozicionet e tyre pro-ukrainase”.
Një nga liderët e separatistëve pro-rusë, Denis Pushilin, konfirmoi shkëmbimin e të burgosurve, duke theksuar se 110 persona të mbajtur nga ukrainasit u liruan.
Për sa i përket grave që do të ktheheshin në Kiev, ” dy gra refuzuan të shkonin në Ukrainë dhe vendosën të qëndronin në Rusi”, sipas tij.
Rusia dhe Ukraina kanë kryer disa shkëmbime të burgosurish që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, si dhe shkëmbime të trupave të ushtarëve të vrarë në frontet e luftës në Ukrainë./abcnews.al/