Janë rikthyer tensionet Kinë – Tajvan.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, avionët luftarakë kinezë kanë shkelur hapësirën ajrore të Tajvanit, shkruan Fol Drejt.
“Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit raportoi se 11 avionë të Forcave Ajrore Kineze, duke përfshirë tetë avionë luftarakë dhe dy bombardues bërthamorë, hynë sot në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore, pasi dy avionë luftarakë hynë në zonë mbrëmë. Javët e fundit, ka pasur një rënie të mprehtë të numrit të ndërhyrjeve kineze” – thotë një burim ndërkombëtar.
Raportet ndërmjet Kinës dhe Tajvanit janë përkeqësuar shumë viteve të fundit, ndërsa Pekini prej kohësh pretendon në të drejtën e rikthimit të Republikës Tajvaneze nën diktatin e vetë./FolDrejt/