Aksionet e paradites së sotme të kryera nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kanë rezultuar me 11 të arrestuar, shkruan Fol Drejt.
Sipas Prokurorisë Speciale, ata dyshohet se kanë keqpërdorur mbi 120 milionë euro.
Në aksionin e udhëhequr nga Prokuroria Speciale janë arrestuar 11 persona me inicialet:
H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B, të cilët dyshohen për tri vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Lidhja e kontratës së dëmshme”; dhe “Mashtrimi”.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në aksionin e zhvilluar në 12 lokacione janë gjetur dhe konfiskuar:
– 17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin;
– 6 laptopë;
– 2 shtëpiza;
– 11 telefona;
– 2 sim card;
– 6 usb.