Sot është 111 vjetori i shfuqizimit të Sulltan Abdul Hamidit 2. Pas protestave të shumta të Xhon Turqve, që ishin futur thuajse në të gjitha institucionet publike – erdhi deri te shkarkimi i Abdul Hamidit 2, që ndryshe njihet edhe si sulltani më i madh i të gjithë kohërave – plot 33 vjet luftë nga të gjitha frontet e brendshme dhe të jashtme.
Ai arriti të mbajë shtetin gjallë duke paguar edhe shumë borxhe të mbetura – në momentet më të vështira të luftërave të sapofilluara globale. Mjafton të përmendet se vetëm pak muaj pas shfronësimit të tij, Perandoria Osmane humbi thuajse të gjitha territoret në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, kurse për rreth 10 vjet u shpërbë shteti i lashtë prej 700 vjetësh.
Si kundërshtari kryesor i Abdul Hamidit në këto momente vlen të theksohet se ishte shqiptari Enver Pasha, kurse lajmin për shfronësimin e sulltanit e dha një vit më vonë Esad Pashë Toptani – i cili ishte mes katër të ftuarve në Pallatin Jëlldëz.
Abdul Hamidi vlen të respektohet për luftën e sinqertë që kreu – për të mbrojtur mendimet e veta pa asnjë çmim material. Por në fakt, Xhon Turqit që premtuan liberalizim, menjëherë shtetin e kthyen në diktaturën e Tre Pashallarëve. Shpesh në opozitë fshihet një plan më ogurzi sesa vetë ata që udhëheqin./Foldrejt.com