Vijon të rritet numri i të infektuarëve dhe të sëmurëve me virusin Korona.
Deri më tani kanë vdekur 1.116 persona, prej të cilëve 1.114 në Kinë dhe nga një në rajonin special administrativ të Hong Kongut dhe në Filipine.
Deri më tani në Kinë janë regjistruar 44.653 raste të koronavirusit ndërsa 49 në Hong Kong, 10 në Macao dhe 18 raste në Tajvan. Pra gjithësej 45.100 të prekur ose të sëmurë.
Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore të vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavirusit numri i rasteve është si më poshtë:
Japoni: 203
Singapor: 47
Tajlandë: 33
Kore e Jugut: 28
Malajzi: 18
Vietnam: 15
Australi: 14
Gjermani: 14
SHBA: 13
Francë: 11
Britani: 8
Emiratet e Bashkuara Arabe: 8
Kanada: 7
Itali: 3
Indi: 3
Filipine: 3
Rusi: 2
Spanjë: 2
Nepal: 1
Sri Lanka: 1
Kamboxhia: 1
Belgjikë: 1
Suedi: 1
Finlandë: 1