Tre persona janë arrestuar dhe 112 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas Policisë, janë ndaluar dhe ndaj 5 personave do të shkohet në procedurë të rregullt në fshatin Milloshevë të Obiliqit, 16 në Prishtinë dhe 6 nga fshati Shkabaj, tre në fshatin Busi dhe një në fshatin Teneshdoll të kësaj komune, 6 në Podujevë, 3 në fshatin Orllan të Podujevës, një në fshatin Orllan të Podujevës, një në fshatin Dobroshevc dhe një në fshatin Llapushnik të Drenasit, dy në fshatin Sllovi të Lipjanit, dy në fshatin Bresje dhe tre në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Një në Obiliq, dy në fshatin Mazgit i Ulët dhe dy në fshatin Breznic të kësaj komune, 4 në Ferizaj, 24 në rajonin e Prizrenit, 9 në Suharekë, 3 në Istog, një në Pejë, 10 në Malishevë, dy në rajonin e Rahove cit, një në veriun e Mitrovicës dhe një në Zveqan.
Një i arrestuar në fshatin Teneshdoll dhe një tjetër në Vragoli të Prishtinës, një në Ferizaj.