Rusia ka liruar 114 ushtarë ukrainas këtë të enjte.
Ushtarët e liruar do të shkëmbehen me robërit rusë në Ukrainë, shkruan BBC.
Mes 114 ushtarëve 95 janë ushtarë që mbronin punëtorët në fabrikën e çelikut të Mariupolit, tha agjencia e inteligjencës ushtarake të Ukrainës.
BBC raporton se ende nuk ka asnjë koment nga Rusia për një shkëmbim të të burgosurve.
Por kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainën lindore tha se kishte siguruar lirimin e 144 ushtarëve, duke përfshirë luftëtarët e saj dhe ata të ushtrisë ruse./abcnews.al/