Policia e Kosovës ka kryer një aksion në qytetin e Pejës.
Sipas raportit 24 orësh policia ky aksion është realizuar rreth orës 06:00, me ç’rast janë arrestuar 16 persona, transmeton Fol Drejt.
“Regjioni Pejë 22.02.2022 – 06:00. Lidhur me veprat penale, pas hetimeve disa mujore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar me datën 22.02.2022 janë kontrolluar 21 lokacione të ndryshme në regjionin e Pejës dhe janë arrestuar 16 persona të dyshuar të gjithë meshkuj kosovarë. Nga ky operacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 12 armë zjarri, 544 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 45.700 euro para kesh, 15 telefona celular, 10 automjete dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu me urdhëresë të prokurorisë është bërë ngrirja e përkohshme e 102 parcelave të tokës përfshi tokë bujqësore, objekte afarizmi dhe banimi. Me vendim të prokurorit të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje”, shprehet Policia e Kosovës./FolDrejt/