Reporterët e luftës nga Ukraina njoftojnë se qyteti i Mariupolit në Ukrainë, ndodhet në një situatë kritike.
Banorët e ngelur atje, po vuajnë edhe për mungesë të ujit.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit thotë se qyteti është mbushur me viktima masive, ndërsa ata që kanë mbetur gjallë, po vuajnë edhe për mungesë uji, shkaku i bombardimeve intensive ruse 12 orëshe, transmeton Fol Drejt.
Edhe nga vatrat e tjera të luftës, raportohet për luftime të ashpra dhe viktima.
Harta aktuale tregon për avancimin e ngadalshëm të trupave ruse në thellësi të Ukrainës.
Rusët duket që nuk e kanë kursyer as ndërtesat e disa institucioneve, siç është ajo e TV stacionit në Kharkiv.
Në shumë qytete, disa godina tashmë janë kthyer në gërmadha./FOLDREJT/