Lionel Messi fitoi kampionatin botëror me kombëtaren argjentinase në Katar dhe arriti suksesin më të madh në karrierën e tij të madhe.
Gjatë rrugës, futbollisti i Paris Saint-Germain vendosi 12 rekorde individuale, të cilat vetëm konfirmojnë se ai është një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë futboll.
Të gjitha rekordet e Messit në Kupën e Botës:
1. Më shumë ndeshje në kampionatet botërore – 26. Ai ka kaluar Lothar Mateus (25)
2. Më shumë asistime – 9. Ai ka kaluar Diego Maradona (8) dhe Piero Litbarski (7).
3. U bë lojtari i vetëm që shënon në çdo fazë të kampionateve planetare, pasi ato janë luajtur në formatin me 32 ekipe. Ai shënoi në grup, 1/16, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.
4. Ka luajtur më së shumti minuta në histori – 2314. Ai ka kaluar Paolo Maldinin (2217).
5. Është i vetmi futbollist që ka asistuar në pesë kampionate botërore.
6. Është i vetmi argjentinas që ka shënuar gola në katër kampionate botërore.
7. Ka luajtur më së shumti ndeshje si kapiten. Që nga marrja e shiritit në krahë në vitin 2011, ai ka grumbulluar 18 ndeshje të tilla.
8. Është futbollisti që ka marrë pjesë në shënimin e më shumë golave qoftë si golashënues qoftë si asistues. Ai shënoi 13 herë, asistoi 9 herë.
9. Është futbollisti më i ri me pjesëmarrje në pesë Botërorë. Ai ka lindur më 24 qershor 1987.
10. Lojtari me më shumë çmime për lojtarin e ndeshjes. Ai ka 11 çmime të tilla, pra është shpallur më i miri në 42 për qind të ndeshjeve të tij në Botëror.
11. Nuk ka lojtar me distancë më të madhe mes golave. Të parën e ka arritur më 16 qershor 2006 ndaj Serbisë dhe të fundit ndaj Francës më 18 dhjetor 2022. Është një hendek prej 16 vitesh e gjysmë në mes.
12. Ai është lojtari më i vjetër që shënon gol dhe asiston në të njëjtën ndeshje. Këtë e bëri në ndeshjen kundër Kroacisë në fitoren 3:0./FolDrejt/