Në një operacion në Istanbul të Türkiye-s (Turqisë), janë konfiskuar 120 kilogramë heroinë ndërsa është arrestuar një person.
Ekipet e xhandarmërisë, pas një lajmërimi, kryen një operacion në rrethin Esenyurt dhe në bazë të punës në terren, konstatuan se S.T. po planifikonte të hidhte në treg drogën e marrë nga jashtë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ekipet e ndoqën të dyshuarin për 5 muaj dhe organizuan kontroll në banesën e marrë me qira në Esenyurt.
Gjatë kontrollit u gjetën 120 kilogramë heroinë, 5 kilogramë metamfetamin, pajisje për peshimin, paketimin e drogës dhe armë.
Për të mos tërhequr vëmendje, i dyshuari ka zgjedhur një banesë në një zonë të frekuentuar, e ka marrë me qira në emër të një personi që nuk ka dosje dhe ka deklaruar se do të jetojë me familjen e tij.
Disa persona po ndiqen penalisht./FolDrejt/