123 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të ngujuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Kreu i sindikatës, Gani Osmani, tha se vetëtimat kanë shkaktuar prishje të energjisë elektrike dhe për këtë minatorët kanë mbetur poshtë.
Osmani, tha se minatorët e tri horizonteve kanë mbetur të ngujuar dhe se ekipet e KEDS-it janë duke punuar për rretgullimin e energjisë.
“Ndërrimi i parë e ka nisur punën në ora 07:00 dhe do të duhej ta përfundonte në ora 14:00. Por, në ora 10:00 për shkak të vetëtimave ka pasur defekt dhe minatorët kanë mbetur të ngujuar”.
“123 minatorë të tri horizonteve kanë mbetur poshtë dhe po sa të rregullohet defekti për 10 minuta do të mund të dalin jashtë”, tha Osmani.
Tutje, Osmani tha se të gjithë minatorët janë mirë me shëndet dhe se shpreson që defekti të rregullohet sa më shpejt.
“Të gjithë minatorët janë mirë me shëndet pasi kjo nuk është hera e parë që na ndodhë. Por, shpresojë që sa më shpejt të dalin nga aty pasi gjatë qëndrimit të gjatë poshtë kualiteti i ajrit prishte”, tha Osmani./KlanKosova/