Një i ri, 21-vjeçar, e ka pësuar keq nga policia, pasi që i njëjti është ndaluar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.
Siç bëhet e ditur nga policia, 21-vjeçari kishte vozitur me shpejtësi 129 km/h brenda zonës ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 40 km/h, transmeton Fol Drejt,
Si pasojë e këtij tejkalimi të shpejtësisë, policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar./FolDrejt/