Aksident masiv në Rrugën e Kombit. Në këtë ngjarje u përfshinë 13 automjete të cilat u përplasën me njëra-tjetrën.
Aksidenti i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Blinisht mëngjesin e kësaj të hënë. Policia njoftoi se 1 person mbeti i lënduar dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë ngrica në rrugë dhe mjegulla që vështirësoi lëvizjen e automjeteve. Ngjarja bllokoi përkohësisht lëvizjen e mjeteve në këtë aks.
Aksident i ngjashëm edhe përtej kufirit në Kosovë. Policia aty njoftoi se 14 automjete u përfshinë në një aksident në Fushë Kosovë. Autoritetet njoftuan se pati disa persona të lënduar që morën ndihmë mjekësore në spital. Edhe aty dyshohet se shkak është bërë moti i keq.