Sipas Daily Mail, Manchester United po planifikon largime masive nga klubi nëse do të shitet klubi, transameton Goal, përcjell Fol Drejt.
Erik ten Hag pritet të marrë 120 milionë funte për transferime këtë verë dhe mënyra e vetme për të mbledhur fonde do të ishte shitja e lojtarëve që nuk janë në planet e ardhshme të holandezit. Këto shitje mund të ndihmojnë United të nënshkruajë yjet që mund t’i shohin ata të ngrihen përsëri në lavdi.
Harry Maguire, Jadon Sancho, Fred dhe Scott Mctominay janë disa nga lojtarët në mesin e 13 lojtarëve që pritet të largohen nga klubi këtë verë.
Djajtë e Kuq po synojnë lojtarë si Harry Kane, Moises Caicedo, Frenkie De Jong dhe Andre Onana dhe vetëm 120 milionë funte mund të mos mjaftojnë për të rinovuar listën e United. /FolDrejt/