Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në shtetin meksikan Jaliscos. Një minibus që transportonte turistë gjatë fundjavës u përmbys në një autostradë në qytetin Lagos de Moreno, raportoi NBC.
Njësia e Mbrojtjes Civile në Jalisce tha se 12 persona, duke përfshirë dy fëmijë, vdiqën në vendngjarje, ndërsa një vdiq pasi u dërgua në spital. Në aksident kanë mbetur të plagosur dhjetë persona, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nuk janë dhënë sqarime për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.