Trembëdhjetë persona humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur që goditën Filipinet jugore në Krishtlindje, njoftuan sot autoritetet.
Kërkimi për 23 persona është ende në vazhdim dhe niveli i ujit ka filluar të bjerë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Shiu i dendur ndërpreu festimet e Krishtlindjeve dhe detyroi më shumë se 45,000 njerëz të strehohen në qendrat e evakuimit, tha agjencia e emergjencës.