Tajfuni “Doksuri” ka lënë a të paktën 13 persona të vdekur dhe ka prekur qindra mijëra njerëz në Filipine përpara se të zbarkojë në Kinën jugore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas Këshillit Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive të Filipineve, 13 njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 500 mijë të tjerë janë prekur në vendin e Azisë Juglindore.
Rreth 42 mijë njerëz janë zhvendosur për shkak të situatës akute të motit të krijuar nga erërat e forta dhe shirat e sjellë nga tajfuni, i cili gjithashtu ka lënë të lënduar 12 njerëz në vend, raportoi e përditshmja “Phil Star”.
Ndërkohë, tajfuni sot ka zbarkuar në Kinën jugperëndimore.
Tajfuni solli erëra të fuqishme dhe shi të dendur në provincën Fujian kur zbarkoi në zonat bregdetare të qytetit Jinjiang, raportoi transmetuesi kinez CGTN.
Ky është tajfuni i pestë që godet Kinën këtë vit dhe pritet të lëvizë drejt pjesëve veriperëndimore të vendit.