Policia e Kosovës të mërkurën ka shpallur në kërkim dy persona. Një 13-vjeçare e cila është raportuar si e zhdukur, dhe një 31-vjeçar i cili dyshohej se ishte me të miturën. Të njëjtën ditë, janë gjetur të dy. E mitura është strehuar në vend të sigurt, ndërkaq 31-vjeçari është arrestuar nën dyshimin se e ka dhunuar 13-vjeçaren, shkruan Gazeta Express
Një 13-vjeçare nga fshati Janosh i Gjakovës u shpall në kërkim mesditën e së enjtes. Policia në kërkesën për bashkëpunim deklaroi se e mitura është raportuar si e zhdukur nga familja, më 23 shtator.
Përveç saj, në kërkim u shpall edhe një 31-vjeçar nga fshati Treboviq i komunës së Pejës. Ai dyshohej se po e shoqëronte të miturën.
Express nga burime brenda policisë së Gjakovës merr vesh se të enjten janë gjetur viktima dhe i dyshuari, në fshatin Vitomoricë të Pejës. Raporton Gazetaexrpress percjell Foldrejt.com