Mesatarisht 131 kilogramë ushqim për kokë banori kanë përfunduar në kosha hedhurinash në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2021, treguan të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat).
Eurostat publikoi të dhënat e vitit 2021 për mbetjet ushqimore në vendet e BE-së, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Sipas të dhënave, mbetjet ushqimore të evropianëve për kokë banori kanë arritur në 131 kilogramë në vitin 2021.
Vendet e BE-së kanë hedhur gjithsej 58,4 milionë tonë mbetje ushqimore.
Amvisëritë përbënin 54 për qind të mbetjeve ushqimore, ose 70 kilogramë për person, ndërsa 46 për qind e mbetjeve është gjeneruar në zinxhirin e furnizimit ushqimor, si prodhuesit, restorantet dhe shitësit me pakicë./FolDrejt/