Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në Maqedoninë Veriore. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 139 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 10.754 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, informon foldrejt.com.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 486.
Për nga qytetet numri më i madh i të infektuarve është nga Shkupi 36, Kumanova 11, Shtipi 11, Struga 8, Gostivari 16, Kërçova 15 Vinica 6, Tetova 14, Dibra 2, Kavadarci 5.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 102.317 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.377 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.554, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.714.